- Banorët e parë të njohur në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara besohet të kenë ardhur aty gjatë një periudhe prej disa mijëra vitesh, e cila filloi diku rreth 15,000 - 50,000 vjet më parë, duke e kapërcyerBeringinë për në Alaskë Prova të qarta të vendosjes së këtyre kulturave në territorin që më vonë do të bëhej ShBA datojnë prej 14,000 vite më parë.
- Hulumtimet kanë zbuluar shumë për banorët e parë vendasë në Amerikën veriore siç shpejgohet nga Cyrus Thomas. Njerëzit e Kolombosit bënë zbarkimin e parë të dokumentuar të botë-vjetërsve në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara kur arritën në Portoriko gjatë udhëtimit të tyre të dytë më 1493. Juan Ponce de León, i cili arriti në Florida më 1513, konsiderohet Evropiani i parë që shkeli pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara, megjithëse sipas disa provave, John Cabot mund të ketë arritur Anglinë e re më1498.
- Në fillimet e tyre, Shtetet e Bashkuara përbëheshin nga trembëdhjetë koloni, që ishin shtetet e sotme që okupojnë po të njëjtin territor që kishin edhe kur ishin koloni Britanike. Kolonistët amerikanë i mposhtën Britanikët në Luftën Revolucionare Amerikane të viteve të 1770-ta dhe shpallën pavarësinë më 1776. Shtatë vite më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Parisit zyrtarisht ia njohu pavarësinë nga Britania e madhe. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, zgjerimi i territorit amerikan drejt perëndimit filloi, mbi besimin në Fatin e Manifestit, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të okuponin të gjithë tokën e amerikës veriore nga lindja në perëndim, nga Oqeani Atlantik e deri tek ai paqësor. Më 1912, me hyrjen e Arizonës në Union, Shtetet e Bashkuara ia arritën qëllimit. Shtetet e Alaskës dhe Hawaiit u paranuan të dyja më 1959.
- E ratifikuar më 1788, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara shërben si ligj suprem amerikan në organizimin e qeverisë; Gjykatës supreme është përgjegjëse për ligjin Kushtetues. Ka pasur mjaft përparim social prej shekullit të 19-të; këto zhvillime janë reflektuar gjerësisht në Kushtetutë. Skllavëria u ndalua më 1865 ngaAmandamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës Amerikane; Amandamenti i Katërmbëdhjetë dhe Pesëmbëdhjetë që e pasuan atë garantonin shtetësi për të gjithë personat e natyralizuar brenda territorit të Shteteve të Bashkuara dhe të drejtë vote për personat e të gjatha racave. Në vitet e mëvonshme, të drejtat civile u zgjeruan për gratë dhe amerikanët me ngjyrë, pas lobimit të aktivistëve socialë.Amandamenti i Nëntëmbëdhjetë i Kushtetutës Amerikane ndaloi diskriminimin gjinor në të drejtëne votës; më vonë, Akti i të Drejtave të Njeriut i 1964 dënonte si krim ndarjen ose veçimin e personave sipas racave në vende publike.
- Epoka Përparimtare shënoi një kohë të zhvillimit ekonomik të Shteteve të Bashkuara, duke u zhvilluar në Të njëzetat hungëruese (Roaring Twenties). Sidoqoftë,Rënia e Wall Street më 1929 çoi tek Depresioni i madh, një kohë e rënies ekonomike dhe papunësisë së lartë. Rrjedhimisht, qeveria amerikane themeloi "New Deal" (Marrëveshjen e re), një seri e reformave dhe programeve që kishin për qëllim të asistonin ata që prekeshin nga Depresioni. "New Deal" kishte sukses të ndryshueshëm. Siqodoftë, kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e dytë botërore në Dhjetor 1941, ekonomia shpejt u rimëkëmb, madje aq sa ShBA-të u bënësuperfuqi botërore në agim të Luftës së Ftohtë. Gjatë Luftës së ftohtë, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik ishin dy superfuqitë e botës, por me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara mbetën superfuqia e vetme në botë. Stampa:TOClimit